Pas thirrjeve anti-shqiptare, nisin hetimet për nënën e Kacifas

E mërkurë, 30 October 2019 15:07

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka njoftuar se kanë nisur hetimet për nënën e Konstandinos Kacifas pas thirrjeve që ajo bëri para varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hoxha bën të ditur se prokuroria e Gjirokastrës ka filluar procedimin penal edhe per personin nga Dervicani, ish-drejtues i degës lokale të OMONIA-s, pasi pengoi, kërcënoi dhe bëri thirrje antishqiptare ndaj gazetarëve të mediave shqiptare me datë 26 tetor te varrezave civile në Bularat.

Kujtojmë se Kacifas doli i armatosur në mes të Bularatit një vit më parë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orë përplasje me RENEA-n, ai u vra në shkëmbim zjarri. 35-vjeçari rezultoi të ishte një përkrahës i ideve ekstremiste të krijimit të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Ndjekje penale per ata qe leshuan thirrje antishqiptare ne Bularat..

Menjehere pas ceremonise te zhvilluar ne varrezat e fshatit Bularat ne perkujtim te Konstantinos Kacifas, me date 26.10.2019, sektori i luftes kunder terrorizmit ne Policine e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen Vasilia Mihal Kaçifa.

Vasilia Kacifa eshte nena e personit qe u vra pas nje shkembimi zjarri prej 4 oresh per forcat speciale RENEA me 28 tetor 2018.

E lindur me 01.01.1952, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare.

Vasilia Kacifa u procedua penalisht pasi në varrezat e fshatit Bularat, gjatë cermonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer vepren penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.

(Neni 265

Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.)

Sikur te mos mjaftohej me kaq, me date 28 tetor 2019, gjate ceremonise zyrtare ne perkujtim te festes kombetare te Greqise, Vasilia Kacifa, sebashku me vajzen e saj te ardhur nga Greqia dhe disa persona te tjere kane tentuar te shkaktojne incidente ne varrezen e ushtareve greke te rene gjate Luftes se Dyte Boterore, e cila ndodhet ne hyrje te fshatit Bularat.

Ata kane tentuar te hyjne gjate aktivitetit zyrtare ku kishte perfaqesues te qeverise greke dhe shqiptare, per te shfaqur banderola me imazhin e Konstantinos Kacifas dhe per te bere thirrje luftenxitese antishqiptare.

Per kete shkak agjent civile te sherbimit te luftes kunder terrorit, kane nderhyre duke penguar e moslejuar pranine e tyre ne kete ceremoni dhe duke u sekuestruar parrullat me thirrje antishqiptare.

Prokuroria e Gjirokastres ka filluar procedimin penal edhe per personin nga Dervicani, ish-drejtues i deges lokale te OMONIA-s, pasi pengoi, kercenoi dhe beri thirrje antishqiptare ndaj gazetareve te mediave shqiptare me date 26 tetor ne hyrje te varrezave civile te fshatit Bularat.

Me poshte jane pamje kur agjent civile te policise shqiptare sekuestrojne dhe u marrin nga duart parrullat me thirrje antishqiptare dhe me imazhin e Konstantinos Kacifas, ne hyrje te fshatit Bularat, Vasilia Kacifas dhe personave te tjere te ardhur nga Greqia qe e shoqeronin....

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...