E ftuar në Syri TV për të folur mbi çështjen e Kopshtit Botanik, që po tentohet ti merret Fakultetit të Shkencave të Natyrës për ti kaluar Bashkisë së Tiranës, kërkuesja shkencore Ermelinda Mahmutaj është shprehur se ajo është pronë vetëm e Fakultetit.
“I takon vetëm Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ju kujtoj 97. Punonjësit e baskisë punonin atje mbi plumb ndërkohë që të tjerët iknin. Ka shumë njerëz dhe investitorë që do e donin atë pjesë. Kjo është e vërtetë. Ne e kemi mbrojtur në kushte shumë të vështira”, deklaroi Mahmutaj.
Nëse çështja do të anashkalohet, çfarë do të bëhet?
“Fakulteti i Shkencave nuk ka bërë protestë deri tani. Protestat kanë një tjetër formë dhe ne jemi të zotët ti organizojmë. Na merrni për të marrë por ne besojmë ende te drejtësia. Nuk ka asnjë argument ligjor për ta kaluar te pushteti vendor, në një kohë kur Fakulteti nuk e ka kërkuar një gjë të tillë”, u shpreh Mahmutaj.
Do e mbroni fizikisht? Njësoj siç po bëhet me Teatrin Kombëtar?
“Sigurisht që po”, deklaroi e prerë kërkuesja shkencore.
Sipas saj, i gjithë stafi i FNSH-së është i bashkuar rreth kësaj çështjeje.