Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën mëngjesin e sotëm. Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se tërmeti ra në orën 5:25 minuta, 3 km në verilindje të Mirasit, 11 km në juglindje të Korçës në thellësinë 25 kilometër.
Sipas burimeve paraprake, nuk ka persona të lënduar, por shumë panik ndër banorët dhe dëme të vogla materiale.