“Luftë” mes grupeve kriminale në Durrës, 1 i vdekur e 3 të plagosur. Atentat prokurorit

Premte, 01 November 2019 16:49

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar te mbikalimi i Shkozetit në Durrës këtë të premte. Për pasojë, 1 person humbi jetën dhe u plagosën 3 të tjerë. Ndër tre të plagosurit është edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Arjan Ndoja

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, që ndodheshin në dy automjete të ndryshme. Dyshohet se dy makina në lëvizje janë përfshirë në ngjarje. Nga mjetet, është qëlluar me armë zjarri. Një prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vendngjarje, ndërsa tjetri është larguar.

Raportohet se 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin Rajonal të Durrësit.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhen e asaj çfarë ka ndodhur.

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 16:53

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...