'Zoti e fali, por krimi e vrau'/ Noka: Pushteti e serviri gjah të krimit përmes sulmeve të Ramës dhe Braçes

Premte, 01 November 2019 19:02

sh-deputeti dhe ish ministri i brendshëm, Flamur Noka, reagon lidhur me atentatin e sotëm në hyrje të qytetit të Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se, kur krimi mbështetet nga pushteti, ai godet rrezikshëm dhe shumë lart.

 

“Kur krimin e mbështet pushteti ai godet rrezikshëm dhe shumë lart..Inkurajimi nga pushteti e trimëron krimin dhe e bën të frikshëm. Kështu u shfaq krimi sot në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Sot prokurorin Ndoja e goditi pushteti. Zoti e fali sot atë por krimi e “vrau”. Pushteti e serviri gjah të krimit nëpërmjet sulmeve verbale të Kryeministrit e zëvendësit të tij .Sulmet e pareshtura ishin sinjal ndjellës për krimin. Ky atentat quhet atentat i pushtetit për likujdim të punonjësit të shtetit”, shkruan Noka në reagimin e tij.

 

Në atentatin e sotëm pranë “Mbikalimit të Shkozetit” mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe prokurori Arjan Ndoja.

Tre të plagosurit po udhëtonin në mjetin tip "Mercedes Benz GLK" me targa AA 333 ZD. Si pasojë e të shtënave me armë mjeti përfundoi jashtë rruge.

Ndoja dhe Laho po marrin mjekin në spitalin e Durrësit, ndërsa Andi Maloku u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 19:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...