Sulmi në një vend pa kamera/ Atentatorët kanë përgjuar lëvizjet e prokurorit, detaje nga plagosja e Arjan Ndojit

Premte, 01 November 2019 22:24

Një atentat i mirëorganizuar, pasi autorët kanë studiuar të gjitha lëvizjet e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur pasi mjeti me të cilën udhëtonte u sulmua me breshëri plumbash. Ky ka qenë përfundimi i ekspertëve të kriminalistikës që ndodhen në vendin e ngjarjes.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët kanë pasur informacione të detajuara mbi lëvizjen e prokurorit, pasi kanë sulmuar pikërisht në një vend ku nuk ka pasur kamera sigurie.

Po ashtu Lala bëri me dije se ndaj makinës tip ‘Benz’ AA 333 ZD është qëlluar me breshëri automatiku model 56, nga një distancë rreth 30 metrash. Mes të tjerash gazetarja bën me dije se qëllimi i agresorëve ka qenë ekzekutimi i personave që ndodheshin në mjet, duke marrë shkas edhe nga fakti se mjeti është qëlluar nga pas. Ndërkohë që shoferi mund të ketë kuptuar se një mjet do t’i sulmonte pasi ka devijuar nga rruga. Përveç Ndojit, në atentat u plagosën edhe shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi. Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët janë bërë dëshmitarë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet asgjë për autorët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...