‘Po vdes për një rrogë 300 mijë lekë’/ Nëna e Andi Malokut shpërthen në ‘Spitalin e Traumës’ (Video)

Premte, 01 November 2019 21:15

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, ishte një nga tre personat që mbetën të plagosur pasditen e sotme, në atentatin pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Durrësit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, u soll në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, në spitalin e Traumës ka mbërritur edhe nëna e Andi Malokut, e cila, sipas është lejuar të futet brenda pas shumë debateve.

Sipas saj, djali i saj po jep jetën për shkak të një rroge prej 30 mijë lekësh të rinj.

Ja pamjet e publikuara nga Ora News:

Login to post comments