Rrëfehet studentja e Elbasanit, Rovena Zekaj pas tentativës së përdhunimit nga 36-vjeçari Olsi Çanga. Si ndodhi ngjarja dhe vazhdimi i kërcënimeve me jetë pas denoncimit në Polici. Lihet i lirë autori
Rovena Zekaj, studentja e universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rrëfen për “Shekulli”-n momentet tronditëse, me të cilat u përball pak ditë më parë, nga tre agresorë, të cilët tentuan ta përdhunonin. Ajo bën të ditur, se personi i cili ka arritur të identifikojë dhe më pas të ngrejë padi për të, Olsi Çanga, është lënë i lirë nga Gjykata e Elbasanit për shkak të mungesës së provave. Ky vendim e ka tronditur edhe më shumë të renë, teksa deklaron se jeta e saj është në rrezik, duke u shprehur më tej, se do të kërkojë mbrojtje nga policia.
“Situata është akoma më e rëndë, pasi personi i cili tentoi të kryente atë akt, është liruar si pasojë e mungesës së fakteve. Nuk e kuptoj se çfarë provash nevojiten, kur unë kam mbetur me trauma dhe jeta ime është në rrezik. Jam duke kaluar një periudhë shumë të keqe, jam shumë e frikësuar dhe nuk e di nëse do e përballojë të gjithë këtë ngarkesë emocionale”, rrëfen ajo.
Ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për të pandehurin. E gjithë kjo ka ndodhur pasi gjykata pretendon se ka mungesë provash për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për 40 ditë burg ndaj shtetasit Olsi Çanga.
Tentativa
Në këtë intervistë, 22-vjeçaria tregon se si tre të rinjtë, ku njeri prej tyre i identifikuar tashmë, 36-vjeçari Olsi Çanga, tentuan t’a përdhunonin.”Nuk kam më as fuqi ta rikujtoi. Ka qenë e tmerrshme. Isha rrugës duke u kthyer për në shtëpi, disi larg universitetit.
Në një makinë, tip “Golf”, ishin tre persona të cilët zbritën nga makina. Si fillim ata filluan të flisnin dhe shanin me fjalë të pista, por nuk mendova se e kishin me mua. Më pas kuptova që diçka nuk po shkonte dhe për këtë arsye, nuk u ndala në rrugicën që të çon në banesën time, por diku tjetër për të humbur gjurmët.
Ata vazhduan sërish, shanin dhe më kërconin, aty u binda që çdo gjë ishte drejtim meje” tregon ajo. Ky do të ishte vetëm fillimi i një ngjarjeje, e cila i ka ndryshuar jetën tashmë Rovenës, duke u gdhendur përjetë në kujtesën e saj. “Nuk do ta harroj kurrë atë momente”, tregon ajo mes lotësh. “Sapo kalova rrugën, njeri prej tyre pas pemëve të rrugicës ku po kaloja më kapi nga fyti dhe më rrëzoi në tokë. Po bërtisja, po dridhesha, nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Më hipi sipër dhe nisi të më prekte turpin.
Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Fatmirësisht veshur kisha një bluzë trupore, e cila ishte e lidhur dhe ai nuk pati mundësi të ma hiqte. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, nuk mundem, ufff është e tmerrshme…” (Qan).
” Nuk doja të më zotëronte, nuk mund ta bënte, në ato momente, po bërtisja me aq sa kisha fuqi, një dritë makine kaloi aty pranë dhe ai u largua”, deklaron e tronditur ajo.
Denoncimi
Studentja thotë se direkt pas kësaj ka marrë targën e makinës dhe ka bërë denoncimi, më pas policia ka arritur të bjerë në gjurmët e tyre edhe pse tashmë njëri prej të akuzuarve është liruar. Rovena thotë se është e nevojshme që të trajtohet nga një psikologë, pasi është në një gjendje të rënduar psikologjike. “Mendoj se duhet të trajtohem nga një psikologë, sepse jam në një gjendje të mjerueshme”, thotë ajo. Në fjalën e saj studentja bën të ditur se është e vetme në Shqipëri, pasi prindërit e saj jetojnë në Itali dhe nuk ka asnjë të afërm ku të mbështetet.
”Jam e vetme dhe nuk është askush me mua. Prindërit e mi janë në Itali dhe unë kam ardhur me një program studimi që ofrohet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë. Nuk e di nëse do mundem të vazhdojë të rri deri në fund, për të përmbyllur projektin në fakultet. Dua të shkojë të prindërit e mi. Ata janë edhe me shumë të prekur nga kjo histori. Babai im do të vij nesër (sot), pasi është duke përjetuar një frikë të madhe për shkak të asaj që unë kalova”, thotë ajo.
Kërcënimet
Në këtë rrëfim për gazetën “Shekulli”, 22-vjeçaria Rovena Zekaj thotë se pas denoncimeve të bërë në polici, çdo ditë merr telefonata kërcënuese. “Asgjë nuk ka mbaruar, pasi bërë denoncimin, madje edhe sot (dje) kanë ardhur mbi 20 thirrje me privat. Janë meshkuj, zëra të ndryshëm të cilët më thonë ‘tërhiq padinë që ke bërë, pasi do të vrasim nëse nuk e bën'”, thotë ajo. Studentja më tej tregon se personi që tentoi ta përdhunonte, ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk e kishte parë asnjëherë më parë.
“Nuk e di nëse këto kërcënime me vijnë nga ai person, pasi unë nuk e njoh atë. Ishte hera e parë që e shija atë ditë, kur tentoi të më përdhunonte. Kurrë nuk më ka përndjekur dhe asnjëherë nuk kanë qenë te provokuar nga ana ime. Di të