Ndihmuan sirianët të kalonin kufirin, arrestohen dy të rinj në Kukës

Saturday, 02 November 2019 15:44

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës, duke transportuar 5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi

“Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit do ti ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së” informoi policia e Kukësit.

Njëri prej të arrestuarve është identifikuar me inicialet H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë ndërsa tjetri është A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Login to post comments