VIDEO/ ‘Çunat e Taulantit’ nuk ndalen, ja si shkojnë varg kamionët me dru mes aksit kombëtar

Saturday, 02 November 2019 21:42

Jamarbër Malltezi vijon të publikojë denoncime lidhur me masakrën mjedisore mbi pyjet e vendit.

Së fundmi, anëtari i Kryesisë së PD, publikon një video, sipas të cilit është xhiruar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Zyrtari i selisë blu akuzon kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla si njeriun që “frymëzon” dhe lejon shkeljen haptazi të Moratoriumit që ndalon dhe dënon prerjen e pyjeve. Por mesa duket, ligji dënon qytetarët dhe jo pushtetarët.

 

Ja çfarë shkruan Malltezi mbi video:

“Po ndodh: NUK E RRUJN EDIN FARE ne rruge kombetare tani mes Librazhdit dhe Elbasanit. Kolliten tek Tualeti dhe nuk ekziston as ligj moratoriumi dhe as polici shteti, as inspektoriate mjedisi, pyjesh, as prokurore, asgje. Shteti ka ik ne drejtim te paditur”.

Kjo nuk është hera e parë që Malltezi denoncon shkatërrimin e pyjeve në vend, kryesisht në zonën e Librazhdit. Ditë më parë ai solli foto dhe video nga pyjet në fshatin e origjinës së Taulant Ballës, ku shihej qartë masakra mjedisore në pyjet dhjetëra-vjeçarë.

Video

Login to post comments