Çudi në Austin, Vettel nën efektin e marijuanas: “I ndjeva erën në pistë”

Diel, 03 November 2019 17:02

Sebastian Vettel nën efektin e substancave të ndaluara… Një prapaskenë kurioze për pilotin e Ferrari që në Austin ka ndjerë erën e Marijuanas në pistë, ndërsa drejtonte Ferrarin e tij SF90. Piloti gjerman gjatë një interviste ka pyetur gazetarin: “Këtu në Texas marijuana është e ligjshme?”. Jo, është e ndaluar. E këtu Seb i ka cuditur të gjithë: “I ndjeva erën në disa kthesa e në korsinë e bokseve, një cmenduri”. Pastaj e ktheu me humor: “Është gjithnjë zbavitëse të garosh këtu”.

Pastaj në konferencë për shtyp një tjetër episod intersant, këtë herë lidhej me skuadrën e tij të zemrës, Eintracht Frankfurt. “Çfarë mendon për fitoren 5-1 ndaj Bayern Mynih e për Niko Kovac?”, ishte pyetja e gazetarit, që u pasua nga përgjigjia cinike e ferraristit: “Po luajmë futboll, apo garojmë me makina Këtu? Është kaq i mërzitshëm sporti ynë, sa nuk gjeni argument për të pyetur. Mendoj se në Kinë nesër do bjerë shi, duhet të komentoj edhe për këtë?”.

Login to post comments