Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë kriminale të transportit të klandestinëve drejt Britanisë së Madhe, që drejtohej nga shqiptarë.
Mediet në Spanjë raportojnë se janë arrestuar 10 shqiptarë, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Aktiviteti kriminal i shqiptarëve ishte i përqendruar kryesisht në Portin e Bilbao, prej ku bëhej kalimi i klandestinëve drejt Anglisë.