Policia kriminale dhe Prokuroria për Krime të rënda janë duke thelluar hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e atentatit në mbikalimin e Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori Arian Ndoji, shoferi i tij Andi Maloku si edhe Pellumb Muharremi i njohur me nofkën ‘Rrumi’.
Grupi hetimor është i përqëndruar në provat materiale të sekuestruar në automjetin e gjetur në rrugës së ishmit pranë varrezave e Shkafanës që dyshohet se iu përket atentatorëve. Në atë automjet policia ka sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikovë, 2 maska si edhe 1 bidon me lëndë djegëse. Nga këto prova materiale ekspertët po përpiqen të përftojnë shenja te gishtave apo materiale AND-je për të bërë më pas krahasimin me materialet e personave të skeduar.
Pas ekspertizës, armët e zjarrit kanë rrezultuar funksionale dhe mund të kryenin qitje. Në laborator ekspertët po bëjnë krahasimin e gëzhojave të gjetura në vendngjarje me ato që prodhojnë armët e sekuestruara për të kuptuar nëse janë ato armë të përdorura në atentatin e së premtes. Kjo pasi ekziston mundësia që mjeti I gjetur në Shkafane mund të jetë një karrem i autorëve për të ngatërruar policinë.
Armët e zjarrit po verifikohen për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje tjetër kriminale.
Pista kryesore për të cilën po heton policia për ngjarjen është konflikti për pronat në Gjirin e Lalzit, ku Pëllumb Muharremi dhe persona të tjerë pretendonin të investonin. Personat me të cilët Rrumi ka pasur konflikt për pronat, mes të cilëve dhe Plarend Dervishi, janë shoqëruar që ditën e ngjarjes nga policia dhe janë lënë të lirë pasi kanë pasur alibitë e tyre. Nisur nga këto rrethana policia ka dyshime se atentati është kryer nga atentatorë me pagesë të cilët dyshohet se kanë ardhur nga kosova. Dyshimet për lidhjen e atentatorëve me kosovën janë shtuar pasi automjeti I gjetur në shkafane nuk rezulton i vjedhur dhe as I regjistruar në shqiperi. Ai dyshohet të jetë futur në vendin tonë ilegalisht. Ndërsa target e mjetit kanë qenë të vjedhura në Tiranë