“Huawei” në listën e zezë të SHBA, Serbia kërkon që të vendoset në territorin e saj

Hënë, 04 November 2019 20:05

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendos për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.

Bërnabiç tha se është e kënaqur me dy projektet që i zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin e Serbisë. Ajo gjatë qëndrimit në Kinë do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei. Por, kompania kineze përballet me kritika ndërkombëtare, përderisa Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në listë të zezë. Kjo pasi, SHBA-ja dyshon që kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar. Huawei e ka mohuar akuzën. Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë, kohë më parë, Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër. Telefoni i ri i Huaweit nuk ka qasje në aplikacionet e Google SHBA-ja përsërit se Huawei paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Radio Evropa e Lirë

Login to post comments