Motra e ish-liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bahgdadi është arrestuar në veri të Sirisë, thanë zyrtarët turq. 65-vjeçarja e quajtur si Rasmiya Awad, u arrestua në një sulm të hënën pranë qytetit Azaz, thanë zyrtarët.
Zyrtarët turq, të cituar nga media të shumta, thanë se arrestimi mund të sjellë informacione të vlefshme mbi ISIS.
Baghdadi vrau veten gjatë një sulmi nga forcat speciale amerikane në kompleksin e tij në veriperëndim të Sirisë muajin e kaluar.
Vdekja e tij u përshëndet si fitore për Presidentin amerikan Donald Trump, por kritikët argumentojnë se ISIS mbetet një kërcënim për sigurinë dhe gjetkë.
Një zyrtar turk tha për Reuters se arrestimi i motrës së madhe të Baghdadi mund të ndihmojë që të hidhet dritë mbi punët e brendshme të ISIS.
Zëdhënësi i Presidentit turk Erdogan e përshëndeti arrestimin si “një tjetër shembulll të suksesit të operacioneve tona kundër terrorizmit.”
Pak dihet për motrën e Baghdadit dhe BBB ende nuk ka qënë qënë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur, identitetin e ruas së arrestuar.
Baghdadi kishte pesë vëllezër dhe disa motra, megjithëse nuk është e qartë nëse ata janë akoma gjallë, raportoi New York Times.
Arrestimi ka ndodhur në provincën Alepo, e cila kontrollohet nga Turqia, pas sulmit që nisi muajin e kaluar.
Zonja Awad u gjet në një rimorkio, ku jetonte me burrin e saj, nusen dhe pesë fëmijët, tha një zyrtar turk për AFP, duke shtuar se ajo po merrej në pyetje për dyshimet se ishte e përfshirë me një grup ekstremist.
Zyrtarët thanë se zonja Awad mund të ishte “një minierë ari” për shërbimet sekrete.
Ekspertët thanë se qyteti ku u arrestua zonja Awad ishte i njohur si një rrugë kalimi për familjet e ISIS.
Ekspertët thanë se nuk e nuk është e qartë se sa e dobishme mund të ishte për shërbimet sekrete zonja Awad ose sa kohë kishte kaluar ajo me Baghdadin.
“Unë nuk mendoj se ajo ishte dijeni të planeve të fshehta të sulmit, por ajo mund të dijë rrugët e kontrabandës, mund të dijë rrjetet që u besonte Baghdadi, njerëzit që u besonte, linjat në Irak që e lehtësuan udhëtimin e saj dhe të të familjes së saj,” tha Mike Pregent, një ekspert i antiterrorizmit në Hudson Institute./ar.sh/SYRI.NET