Videon e dosjeve që u nxorën nga makina e Prokurorit Arjan Ndoj

Tuesday, 05 November 2019 21:37

Grupi hetimor ka nxjerrë nga makina e prokurorit Arjan Ndoj një numër të lartë dosjes, përmbajtja e të cilave nuk dihet ende. Nisur dhe nga pistat kryesore të ngritura nga grupi hetimor, dyshohet se këto dosje kanë të bëjnë me e pronave në gjirin e Lalzit.

Ora News ka sjellë pamjet e disa prej dosjeve të gjetura nga grupi hetimor pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur vetë prokurori, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku.

Në këto pamje që publikohen ekzkluzivisht nga Ora News duken hetuesit e policisë shkencore që kryejnë kontrollin e automjetit që drejtohej nga Andi Maloku, shoferi i prokurorit.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar për përmbajtjen e materialeve pasi po verifikohen nga grupi hetimor, ndërsa ka dyshime të forta se dosjet që Prokurori Ndoj mbante në mikinë lidhen me çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit.

Kjo është pista kryesore e ngritur nga grupi hetimor për atentatin ndaj prokurorit, ndërsa një tjetër version që po hetohet është që përmbajtja e këtyre dokumenteve lidhet me ato të grabitura në prokurorinë e Durrësit në maj të vitit të shkuar.

Edhe ato materiale të cilat humbën pa gjurmë rezulton se mungojnë në dosjet që Prokuroria e Durrësit po heton në lidhje me abuzimet për pronat në bregdet.

Për atentatin ndaj prokurorit Ndoj dhe dy personave që e shoqëronin, Policia e Shtetit ka arrestuar 34-vjeçarin Redjan Rraja, i afërm i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ndalimi i tij u bë pas provave të sekuestruara dhe nga dyshimet e arsyeshme si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë.

Arrestimi i tij erdhi pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme në banesat e Krujës të Durrësit dhe të Tiranës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai tentoi të largohej nga Shqipëria në një prej pikave kufitare të qytetit të Shkodrës. Policia bën me dije se u lejua kontrolli i banesave të 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...