ZERO rritje pagash për dy vitet në vijim, dalin tabelat e projektbuxhetit

Tuesday, 05 November 2019 21:47

Prej disa vitesh pagat nuk janë rritur në bllok për nëpunësit publik përveç disa ndërhyrjeve mjaft të segmentuara në sektorë si shëndetësia dhe policia.

Qeveria duket se do të vijojë të mos rrisë pagat edhe në dy vitet e ardhshme, siç parashikohet të paktën në treguesit makro për vitin 2020 dhe 2021.

Në tabelat e projektbuxhetit të vitit 2020 të siguruara nga abcnews.al fondit “për politika të reja pagash” është zero, ç’ka konfirmon se nëpunësit publik do të duhet të menaxhojnë shpenzimet e tyre me të njëjtat paga pavarësisht kostove të përgjithshme të jetesës që rriten nga dita në ditë.

Ndërkohë që nuk rritën pagat, qeveria pritet të paguajë 14.6 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve për koncensionet gjatë vitit të ardhshëm.

Sa i përket shpenzimeve, qeveria synon të mbledhë rreth 502 miliard lekë në arkën e shtetit, ndërkohë që shpenzimet parashikohen në rreth 532 miliard lekë me një deficit buxhetor prej 30 miliard lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...