Misteri i dosjeve, flet sërish Ndoja: Ia kam lënë në dorë drejtësisë

E mërkurë, 06 November 2019 10:27

Gjetja e disa dokumenteve në makinën me të cilën po lëvizte prokurori Arjan Ndoja ditën kur ndodhi atentati, ka ngjallur shumë reagime.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burimet thonë se janë gjetur disa materiale dhe se po hetohet.

Mes tyre bëhet fjalë për dosjet e vjedhura në Prokurorinë e Durrësit, por për të cilat u dha se kanë edhe kopje.

Vetë Ndoja tha një ditë më parë se këto janë fotokopje, të cilët i duhen për punën në studion ligjor.

Prokurori ka folur sërish edhe të mërkurën, këtë herë për News24.

“Ja kam lënë në dorë drejtësisë të zbardhë ngjarjen. Do të flas në një moment tjetër. Nuk i trembem dhe nuk i kam borxh askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori ndaj meje. Kam investuar 20 vite në punën time. Më njihin të gjithë qytetarët e Durrësit në këto 20 vite” tha ai.

Në media është spekuluar se në makinën e tij është gjetur edhe dosja e pronave të gjyqtarit të ndjerë, Skerdilajd Konomi.

Login to post comments