A ka një model norvegjez? Ambasadorja franceze: Nuk ua kemi mbyllur dyert e BE

E mërkurë, 06 November 2019 13:26

Një ditë pasi në media u diskutua gjerësisht nëse ka një plan B ndaj integrimit të plotë në Bashkimin Europian, reagoi edhe ambasadorja franceze në Tiranë. Christina Vasak ka folur nga Elbasani në lidhje me qëndrimin e Francës sa i përket zgjerimit të BE.

Vasak deklaroi se është momenti që gjërat të fillojnë të merren nga baza. Ambasadorja tha se vendimi i Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Gjithashtu ajo vuri theksin edhe tek Samiti i Zagrebit, duke u shprehur se mund të ketë dritë jeshile për Shqipërinë.

Vasak tha se ta keni të qartë se presidenti francez është shprehur qartë mbi mbështetjen që do t’i japi Shqipërisë dhe vendeve të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.

“Është momenti që gjërat të fillojnë të merren nga baza. Vendimi i Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Presidenti francez është shprehur qartë mbi mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe vendeve të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

“Samiti i Zagrebit në maj të 2020-ës është shumë i rëndësishëm. Mund të ketë dritë jeshile për Shqipërinë. Vendimi i KE-së në tetor nuk i mbylli dyert vendit tuaj. Franca dhe presidenti i saj Macron mbështetin çeljen e negociatave”, nënvizon ambasadorja e Francës në Shqipëri.

Sipas disa mediave të huaja, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e tregjeve të BE-së, siç është rasti i Norvegjisë, por nuk do jenë anëtarë me të drejta të plota në BE.

Ky mendohet se do jetë propozimi i Francës pranverën që vjen.

Modifikuar më E mërkurë, 06 November 2019 13:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...