Shqipëria e para në Europë për ikjen e trurit, shkak papunësia

E mërkurë, 06 November 2019 16:16

Shqipëria mban vendin e parë në Europë për largimin e trurit nga vendi. Sipas raportit të dytë kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”  35% e studentëve me diplomë bachelor dhe 30% e studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit. Por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur kurset profesionale si një mundësi e mirë për të gjetur një vend pune në Shqipëri.

“Shqipëria është treg në rritje, prandaj për ata që i kanë armët e duhura, kjo shkollë ose këto kurse janë një armë shumë e fortë.” “Shqipëria është vend ideal për të hapur një biznes tëndin.”

Inxhinier Luan Selimaj, profesor në kursin e instalimeve elektrike shprehet se të interesuarit nisin që prej të rinjve të moshës 16 vjec, të cilët synojnë tregun vendas dhe atë të jashtëm.

Luan Selimaj: Vijnë dhe nga jashtë, që janë të interesuar për të pasur dokumentacionin, por këto kryesisht janë për tregun e punës këtu.

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e konsideron ligjin për rininë aspak të përshtatshëm për interesat e tyre.

Rudina Hajdari: Bënë sikur dëgjuan, por në fakt nuk morën parasysh asnjë lloj mendimi. Ishte për të ardhur keq sepse kjo tregon për mua që Ministria e Arsimit do të përvetësojë edhe këtë pjesë shtrese të shoqërisë.

Shqetësues mbetet niveli i lartë i papunësisë te të rinjtë.

Klodi Pulaha: 70% e të rinjve kanë identifikuar papunësinë si problematikën e tyre kryesore.

Raporti kombëtar “Rinia në Shqiëpri 2019” tregon se varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërben si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...