Një vit pas protestave studentore, Zëri i Amerikës: Kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar as angazhimet e qeverisë nuk janë përmbushur

E mërkurë, 06 November 2019 19:10

Një vit pas protestave studentore, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar as angazhimet e qeverisë nuk janë përmbushur.

Organizata “Qëndresa Qytetare” publikoi sot një raport monitorimi dhe sondazh, sipas të cilave, rreth 70 % e studentëve i konsiderojnë tarifat e studimeve master si të papërballueshme për financat e tyre.

Afro gjysma e studentëve të anketuar i konsiderojnë të larta tarifat e konvikteve.

"Sipas studimit, mbi 80% e studentëve e vlerësojnë emergjent dhe mëse të nevojshëm nisjen e kontrolleve anti-plagjiaturë mbi doktoraturat dhe studime të tjera universitare" - tha Rigers Xhemollari, përfaqësues i organizatës "Qëndresa Qytetare", autor i studimit.

Ky proces duhet të niste në qershorin e kaluar, por ende autoritetet nuk kanë marrë ndonjë masë.

Gjatë protestave të një viti më parë studentët kërkuan përgjysmimin e tarifave të studimit dhe dyfishimin e votave të tyre në zgjedhjen e bordeve të administrimit në universitete, por as kjo nuk u pranua nga autoritetet.

Qeveria miratoi 11 amendamente ligjore dhe 4 vendime në një paketë, që e quajti Pakti për Universitetin.

Por monitorimi konstatoi se Pakti i qeverisë për Universitetin nuk u realizua në kohën dhe cilësinë e premtuar nga autoritetet.

Midis premtimeve të qeverisë ishte edhe Biblioteka Dixhitale, po ajo nuk ofroi literaturën që kërkuan studentët, u klikua nga vetëm 5% të studentëve, kushtoi mbi 680 mijë dollarë, me të cilat mund të bliheshin rreth 50 mijë libra universitarë.

Pas protestave me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike, studentët e universiteteve publike deklaruan qysh në fillim të këtij viti, se vendimet e qeverisë nuk i përmbushin kërkesat e tyre.

Jeta universitare në Shqipëri u paralizua nga fillimi i dhjetorit, kur auditoret u zbrazën për shkak të disa tarifave të papërballueshme prej studentëve.

Qeveria miratoi disa vendime e amendamente ligjore dhe ka kërkuar dialog me studentët, por sipas tyre, dialogu nuk është i nevojshëm në nivelin e kërkesave bazike të të drejtave njerëzore.

Studentët thanë se protesta nuk kishte përfaqësi dhe se nuk do të kishte kanë bisedime me qeverinë, mbasi kërkesat e tyre ishin minimale.

Ata thanë se mungesat në universitete janë të shumta, por ishin të shqetësuar për ndërprerjen njëmujore të studimeve.

Protesta njëmujore e studentëve ishte paqësore, nuk u regjistrua ndonjë akt dhune, ndaj gjeti mbështetje nga qytetarët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...