Qeveria dështoi, dëshmia në RTV Ora: Sa lehtë luan bixhoz

E mërkurë, 06 November 2019 21:08

Varësia ndaj bixhozit është një ves i pandreqshëm që të lë me pasoja të rënda duke filluar që nga ekonomia. Për Ora Neës një 32 vjecar tregon se lojrat elektronike i filloi me qëllim për tu bërë i pasur.

Edhe pse gati 1 vit më parë u mbyllën me vendim qeverie, lojërat e fatit vijojnë në mënyrë të paligjshme.

Ky i ri është vetëm 32 vjeç dhe e pranon se ka varësi ndaj lojërave të fatit. E ka mjaft të vështirë të shkëputet nga ky ves dhe ka gjetur mënyrën për të vijuar.

"Regjitrohesh me kartë krediti, që është apostafat për atë punë, për të luajtur loto, teksas. Ka lokale që janë të fshehur dhe luan sikur je vetë. Kur je në telefon mundësia për të fituar është më e vogël", tha 32-vjeçari për RTV Ora.

32 vjeçari thotë se asnjëherë nuk e mendonte se do të humbte lekët dhe shton se ky ves e la zhytur atë në borxhe duke e shndërruar në tjetër njeri.

"Kam luajtur 15-16 vjeç, nga pamundësia financiare. Kjo është e keqja e bixhozit, se të kesh 2 mijë lek je dhe pa ngrënë shkon e le atje dhe mbetesh pa ngrënë. Që kur kam lozuar, mund të kenë shkuar 30 milion".

Që nga 1 janari i vitit 2019 të gjitha bastet sportive, bingot, bastet me gara dhe lojërat e fatit online janë mbyllur. Ndërkohë të vetmet vende ku do të lejohet funksionimi i kazinove do të jenë resortet me 5 yje.

Këto lojëra qarkullonin në ekonominë shqiptare rreth 16.6 mld lekë dhe vetëm në buxhetin e shtetit shkonin rreth 20 mln euro që aktualisht qarkullojnë në mënyrë informale.

Modifikuar më E mërkurë, 06 November 2019 21:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...