Në lidhje skype me Syri Tv, Dorian Protoduari, një nga banorët e Unazës së Re dhe me aktivët në protestat kundra prishjes së banesave në këtë zonë, tha edhe njëherë se askush nuk do të arrijë të përçajë protestën e tyre.
Protoduari, tha ndër të tjera se edhe pse e ka pronën me letra, qeveria Rama ka vendosur ta dëmshpërblejë me një shumë qesharake, ndërkohë që vlera e pronës së tij është disa fish më e lartë.
‘Më thoni ku të shkojmë të ankohemi. Te kjo Polici. Te Ardi Veliu. Të shefi i komisariatit nr 4, Agim Hoxha. Apo te Berti te Krimet. Po e di ti se ça bëjnë këta. Po ta keni vënë re, plasi skandali i Xhisielës u morën me Teatrin, u morën me Lulzim Bsshën. Plasën përgjimet shkuan te Teatri. Ndodhi tani me atentatin në Durrës, po merren prapë më ne. Këta duan të humbasin vëmendjen dhe duan të merren me Unazën. Ta harrojnë, nuk guxon asnjë punonjës policie të vijë si bandë te ne. Duan të ketë zgjidhje të vijnë të bëjnë dialog. Le të dalin këta të tetë që duan dëmshpërblim. Po kush janë këta të tetë që pranojnë tu prishen banesat për 100 milion lekë të vjetra, pse do Erion Veliaj.’
I pyetur nëse rrezikon të përçahet protesta, Protoduari tha se nuk ka shans të ndodhë një gjë e tillë/
‘Protesta s’ka për t’u përçarë. Kanë provuar me shumë mënyra dhe s’kanë për ta përvçarë dot deri sa të marrim edhe qindarkën e fundit. Unë kam certifikatë pronësie. E dini sa ma kanë vlerësuar pronën. Unë jam 280 m katror shtëpi, 400 m katror dyqanë dhe 500 m katrorë tokë, dhe mua më japin 130 milion të vjetra. Kur unë ja kam blerë shtetit 40 milion të vjetra.’, tha ndër të tjera Protoduari.