Italia bëri gjithçka mundi/ Conte: Historia e Alvinit të mbush zemrën

E Enjte, 07 November 2019 19:40

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka reaguar për lajmin e shpëtimit të vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri.

Kreu i qeverisë italiane ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në shpëtimin e tij, ndërsa është shprehur se ky është një lajm që të mbushë zemrën.

“Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato historitë që të mbush zemrën. Fëmija shqiptar për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të përqafohet nga babai i tij, që po e pret në Itali. Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, për ata që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks. Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij. Unë personalisht ndoqa ngjarjen, duke u informuar për gjithçka dhe duke kontaktuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë, por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë rolit të çmuar të luajtur nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe italiane dhe ndërhyrja vendimtare e policisë speciale e departamenteve të karabinierisë. Në pak orë Alvini do jetë i lirë, të jetojë fëmijërinë e tij, të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit”, është shprehur kryeministri Conte.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...