Rama i vetmi kryeministër qe s’pranon dialog me qytetarët

Premte, 08 November 2019 11:58

Konflikti dhe arroganca janë dy tiparet dalluese të këtij kryeministri , të cilat janë theksuar më shumë kur erdhi në pushtet në vitin 2013. Në këto 6 vite Edi Rama ka vepruar siç ia ka thënë koka e vet dhe siç rrethanat me bashkëpunëtorët e krimit e kanë detyruar. E kemi parë të miratojë ligje të veçanta për të favorizuar banda kriminale si e si ato të pastrojnë paratë e pista. E kemi parë që të jetë arrogant me vendimin për armët kimike dhe më pas presioni qytetar e detyroi të tërhiqej. Arrogantin Rama e kemi hasur edhe në rastin e  taksës së Rrugës së Kombit”. Ai nuk pyeti fare shqiptarë, dhe si me armët kimike u tremb nga reagimi qytetar dhe revolta ndaj kësaj arrogance me pasoja ekonomike mbi shqiptarët u detyrua të tërhiqej derisa të blinte me para të pista heshtjen e banorëve të Kukësit.

Rama arrogant u tregua edhe me çështjen e Teatrit Kombëtar. Asnjëherë nuk ka pranuar të dialogojë me artistët e vërtetë që nuk u shitën dhe që prej më shumë se 1 viti po mbajnë gjallë shpresën e një komuniteti të madh artistësh për të mos zhdukur një simbol si ai i “Teatrit”. Krijon tryeza dialogu me individë të blerë dhe që pasi i tundin kokën për të pranuar shembjen e Teatrit i shohim me projekte si shpërblime apo edhe të emëruar drejtorë teatrosh në qytete të ndryshme të vendit.

Arrogantin Rama e kemi parë ta bëjë edhe me banorët e Unazës, fjalimet e tij në parlament me etiketime inkriminuese ndaj këtyre banorëve kanë qenë të shpeshta. Asnjëherë nuk ka pritur një përfaqësi të këtyre banorëve që lakmia e Ramës dhe Veliajt për të vjedhur miliona euro do ti nxjerrë në qiell të hapur.

E mbani mënd rastin e protestave të studentëve. Në fillim i etiketonte ngelsa, por kur pa se po i rrezikohej karrigia përdori mediat që ti përçanin dhe sajonte në televizione show mediatik me gjoja dialogje me studentët. Sallat gjithmonë ishin bosh, por i mbushte me të rinj të forumit socialist dhe ia shiste shqiptarëve si studentë të irrituar, në fakt , studentët e vërtetë ishin aty në rragë apo të ngujuar në auditorë.

Kjo është sjellja e këtij njeriu psikik që kurrë nuk e kemi parë të dialogojë dhe më pas të marrë vendimet e duhura për shqiptarët dhe Shqipërinë./ REDAKSIONALE

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...