Denaj flet për rritje ekonomike në 2020, reagon PD: Buxheti nuk ka rritje pagash, pensionesh dhe as investimesh

Premte, 08 November 2019 14:20

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur menjëherë Ministres së Financave Anila Denaj, e cila foli sot gjatë një Forumi Global, për rritje ekonomike të vendit dhe veçoi si sukses, reformën e qeverisë në pensionet.

“Reforma e pensioneve është një ndër më të rëndësishmet e ndërmarra nga qeveria në këto vite, - tha Denaj. -  Efekti pozitiv i zbatimit të reformës në pensione, duke filluar nga 1 Janari 2015, bëri të realizueshëm dhe të prekshëm qëllimin kryesor për të cilin u ndërmor kjo reformë:  rritjen e qëndrueshmërisë financiare të skemës së sigurimeve shoqërore...Shërbimet financiare kanë pësuar një rritje këtë vit duke qënë një bazë e mirë e zhvillimit të mëtejshëm jo vetëm të produkteve financiare tradicionale, por edhe atyre të reja.”

Por, Dorian Teliti, në një deklaratë nga selia e PD, e cilësoi Buxhetin e 2002-ës, si Buxhetin e Mashtrimit. “Buxheti 20020 i qeverisë së Edi Ramës nuk është buxheti që rrit mirëqenien e qytetarëve, por buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë. Buxheti nuk ka rritje pagash, rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon akoma më shumë me taksa të larta, të cilat do të paguhen miqve, klientëve, financuesve dhe oligarkëve  të Ramës. Propaganda e qeverisë për buxhetin nuk mund të fshehë kolapsin ekonomik. “

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...