Shpërthim tritoli në Maqellarë. Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi që dyshohet të jetë shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur qëllimisht, ka ndodhur në murin e jashtëm të banesës së Gazmir Kosiqit. Nga shpërthimi nuk ka te lënduar. Një vit më parë Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin në derën e shtëpisë.
32-vjeçari Elsi Kosiqi u ekzekutua me armë zjarri. Pak ditë pas ngjarjes, si autor i vrasjes u arrestua Mahmut Gega. Referuar raportimeve në media, gjykata e Dibrës e la në masën e sigurisë arrest me burg 26-vjeçarin, i cili para trupit gjykues mohoi të kishte gisht në krim. Mbetet e paqartë se si Mahmut Gega u lirua më tej nga gjykata.
Ky i fundit u shpall në kërkim nga policia, si autori i një plagosje të ndodhur në Tiranë, në muajin Prill.