Doktori i njohur, Dogjani: Nëse vazhdon ikja e mjekëve, nuk do të kemi ku të vizitohemi

Premte, 08 November 2019 15:30

President i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale, doktor Agron Dogjani, ka ngritur alarmin sot për largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. 'Është më të vërtetë e dhimbshme, - tha Dogjani për këtë fenomen. - Unë lektroj edhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe një pjesë e madhe e studentëve të mi tashmë kanë emigruar. Nuk do ta shikojmë pasojën sot, por në vite.

Edhe spitali ynë është prekur. Ne kemi në disa specialitete, mungesë të kuadrit mjekësor. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS. Të gjejë mjetet që t’i mbajmë këto kontigjente. Është truri i kombit. Mbajeni mend: mbas disa viteve nuk do të kemi ku të vizitohemi!

Ne vetë tani kemi mungesë personeli, mbi 5 reanimatorë, - nënvizoi Dogjani lidhur me Spitalin e Traumës.

Kemi 8 deri 9 reanimatorë që mbulojnë të gjithë punën voluminoze, si të Kirurgjisë, të Traumës ashtu edhe të Kirurgjisë elektive ose kirugjisë së planifikuar.

Shqipëria mban një vend rekord për sa i përket numrit të aksidenteve, si atyre automobilistike, ashtu edhe të mënyrave të tjera të traumave. Vetëm në muajin gusht kemi pasur dyfishim të numrit të traumave krahasuar me një vit më parë," theksoi profesori i njohur.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...