Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar sot rënien e Murit të Berlinit dhe ka publikuar të plotë, fjalën e Presidentit amerikan George W. Bush me këtë rast.
“Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, shënon një pikë kthese në Luftën e Ftohtë dhe një pikë referimi domethënëse në fitoren e lirisë ndaj tiranisë, - shkruan amabsada në Fb. - Muri qëndroi si një simbol i zymtë i ndarjes së njerëzve që jetonin të lirë dhe atyre që jetonin nën diktaturë.
Ne nderojmë frymën dhe këmbënguljen e atyre që luftuan për liri në Gjermaninë Lindore dhe në regjime të tjera shtypëse.
Që nga rënia e Murit të Berlinit, shumë vende kanë fituar lirinë nëpërmjet kutive të votimit, nëpërmjet presionit politik nga qytetarët, apo si rezultat i zgjidhjes së konflikteve të brendshme ose rajonale.
Ne nderojmë lirinë e re në të cilën jeton sot pjesa më e madhe e botës”. Lexoni shpalljen origjinale të Presidentit George W. Bush në Ditën Kombëtare të Lirisë."