“Duke u bërë gati për të hedhur Ramushin në gjyq”, ironia e ish-deputetit të PS me Ramën

Diel, 10 November 2019 10:55

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak javë më parë se do të hidhte në gjyq ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me deklaratat e këtij të fundit që akuzonte Ramën dhe Vuçiç se do të përfitonin 10 mld euro me idenë e ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama në një dalje publike tha se se do të hidhte në gjyq Haradinajn, duke sqaruar se përballja në gjykatë do të bëhej në Prishtinë, ku sipas kreut të Qeverisë shqiptare, ish-Kryeministri i Kosovës duhej të paraqitej dhe të provonte akuzat.

Pak a shumë Rama ndoqi të njëjtën strategji si në rastin e publikimit nga gazeta gjermane “Bild” të përgjimeve të dosjeve 339 dhe 184, në të cilën zbërthehej gjithë skema e manipulimit të zgjedhjeve në të paktën dy qarqe, Durrës dhe Dibër, nga zyrtarët më të lartë të Rilindjes, në bashkëpunim me grupe kriminale apo persona me precedent kriminal.

Edhe atëherë sikundër së fundmi Rama paralajmëroi padi në gjykatë ndaj Bild, gjë që nuk ndodhi.

Paralajmërimet për të hedhur në gjyq Ramush Haradinajn janë ironizuar nga ish-deputeti socialist Andis Harasani.

Ky i fundit ka postuar në rrjet një foto, ku shfaqet Rama me dy priftërinj të patriarkanës së Jeruzalemit, edhe pse më parë qëndrimet e qeverisë së tij, kanë qenë kundër një rezolute të paraqitur nga SHBA për Izraelin dhe njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, ndërsa Shqipëria u rendit ndër vendet që votuan kundër.

“Duke u bo gati me hudh Ramushin në gjyq”, shkruan Harasani në rrjet, duke e shoqëruar me foton e mëposhtme.

Screenshot 3

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...