Të huajt skeptik për sigurinë, “Illyrian Guad” merr në ruajtje sigurinë në 30 institucionet e para

Diel, 10 November 2019 17:06

“Illyrian Guard” e njohur si policia private në varësi të qeverisë që do ofrojë shërbime sigurie ka marrë në dorëzim 30 institucionet e para. Në ruajtje nga kjo trupë policore janë marrë disa prej ministrive, spitali dhe godina të tjera qeveritare. Ndërkohë selitë diplomatike dhe institucionet e huaja janë skeptikë për sa i përket ruajtjes nga kjo trupë policore, por ministria deklaron se ata mund të marrin trupa shtesë nga vendet e tyre. 

Shoqëria tregtare Illyrian Guard në varësi të ministrisë së brendshme që ofron shërbime sigurie me pagesë ka marrë në mbrojtje 30 institucione dhe objekte shtetërore.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thonë se institucionet që po ruhen me polici private janë disa prej ministrive, QSUT, materniteti i ri dhe objekte të tjera shtetërore.

Institucionet shtetërore kanë pranuar ndryshimin e trupës policore që merret me ruajtjen e godinave të rëndësisë së veçantë, ndërkohë ambasadat kanë kundërshtuar këtë ndryshim. Asnjë prej përfaqësive diplomatike apo institucioneve të huaja nuk kanë kërkuar shërbime sigurie nga “Illyrian Guard”.

Ligji aktual i policisë së shtetit parashikon, se ambasadat duke qenë institucione të rëndësisë së veçantë duhet të mbrohen nga efektivët e policisë. RTV Ora u interesua pranë ministrisë së brendshme lidhur me këtë përplasje të ligjit, dhe mori si përgjigje argumentimin se ambasadat, përveç trupës së “Illyrian Guard”, kanë mundësi të sjellin efektivë të huaj prej vendeve të tyre për qëllime sigurie fizike. Lidhur me këtë mundësi, ministria deklaron se nuk është depozituar së fundmi asnjë komunikim nga përfaqësitë e huaja ose Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me prurje të reja të efektivëve të huaj. Qeveria do të veprojë me reciprocitet për sa i përket ruajtjes së ambasadave, ku të njëjtat masa që ofrohen në ambasadat tonë jashtë vendit, do të ofrohen dhe për selitë diplomatike.

“Illyrian Guard" është krijuar në prill të këtij viti, të cilët do të ruajnë dhe sigurojnë institucionet dhe subjektet publike. Efektivët që më parë kanë qenë pjesë e strukturës së sigurisë në institucionet publike pritet të zhvendosen dhe të vihen në dispozicion strukturave të policisë së shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...