Trafik refugjatësh me 196 karta identiteti, bien në grackë dy shqiptarët

Hënë, 11 November 2019 15:42

Policia Kufitare e Barit arrestoi mbrëmjen e djeshme dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin me vete plot 196 karta identiteti italiane (ID) të falsifikuara. Ndalimi i tyre u bë në portin e Barit, teksa dy shtetasit shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk zbardhet nga autoritetet italiane) u kontrolluan nga oficerët e rendit. Ata punonin si shoferë autobusi të linjës Bari-Durrës dhe në momentin e kontrollit rutinë nga karabinierët nuk kishte pasagjerë të tjerë. Gjatë kontrollit, oficerët e kufirit gjetën plot 196 dokumenta identifikuese të falsifikuara pasi fotot u përkisnin refugjatëve të paligjshëm që tentonin të hynin në territorin italian, por me identitete italiane të falsifikuara. 

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët dyshohet se punojnë për organizata të paligjshme të trafikut të qenieve njerëzore, e cila ka përfituar miliona euro nga falsifikimi i dokumenteve.

Dy shqiptarët e arrestuar nuk rezultojnë të kenë patur precedentë të mëparshëm në Itali teksa janë kontrolluar vazhdimisht në portin e Barit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...