Ja sa vite burg rrezikon Agim Kajmaku

Hënë, 11 November 2019 17:17

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u shpall në kërkim ditën e sotme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lidhur me këtë ngjarje, e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, gazetarja Keti Banushi tregoi se sa vite burg rrezikon Kajmaku.

Banushi tha se ish-kryebashkiaku i Vorës, në kuadër të ligjit të drekriminalizimit rrezikon deri në 4 vite burg.

Keti Banushi: Agim Kajmaku ka pretenduar se ai nuk ka qenë në dijeni të faktit që Prokuroria dhe Gjykata greke kishin marrë procedimin ndaj tij, por rezultoi e kundërta. Në vitin 2019 ai ka marrë edhe pafajësi. Pavarësisht kësaj, fakti që nuk e ka deklaruar kjo përbën vepër penale. Pozita e Kajmakut është rënduar më shumë pasi ndaj tij, Prokuroria ka ngritur edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ishte marrë vendimi për pezullimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk dihet se çfarë vendimesh ka marrë Kajmaku, por kam mësuar që kanë lidhje me shkarkimin e dy nënkryetarëve të tij ditët e fundit dhe emërimin e shefit të kabinetit të tij, nën postin e zëvendës kryetarit.

Gazetari: Në bazë të ligjit të dekriminalizimit rrezikon burgun Agim Kajmaku?

Keti Banushi: Po patjetër! Agim Kajmaku rrezikon deri në 4 vite burg. Për ligjin e dekriminalizimit ka pasur edhe raste që janë dënuar. Kemi për dekriminalizimin dënimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, të cilit iu pezullua dënimi me shërbim prove. Është një vepër penale që dënohet me burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...