Tha se kanë marrë lekë e shtëpi, banorët e Astirit: Veliaj mashtron…

Hënë, 11 November 2019 21:00

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, sot në mesditë kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se një pjesë e banorëve të Astirit kanë marrë paratë për ndërtimet që ata kanë pasur pa leje, si dhe disa të tjerë kanë përfituar nga 1-3 apartamente.

Mirëpo, Mapo kontaktoi me banorët e Astirit, të cilët sonte dolën në protestë urgjente te ‘Sheshi Shqiponja’, pasi u lajmëruan se do të ketë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit, për të prishur objektet e tyre.

Një nga banorët e ‘Unazës së Re’ tha për gazetën se deklarata e Veliajt nuk është gjë tjetër veçse propagandë, dhe se asgjë nuk është e vërtetë.

“Ky pallati në foto është këtu afër, dhe ne e dimë se ai nuk i ka dhënë asgjë banorëve aty. Kjo është propagandë e pastër. Veliaj mashtron! As banorët që kanë pasur tokë s’kanë marrë gjë. Ne momentalisht jemi në protestë te “Sheshi Shqiponja” dhe do e gdhijmë këtu, pasi kemi informacione se në orën 04:00 të mëngjesit do ketë ndërhyrje”, shprehet J.SH.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...