Dhuna te Astiri/ Pollo: Një shkallë e tillë arrogance e kombinuar me çnjerëzoren, nuk ishte parë!

Tuesday, 12 November 2019 17:56

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në News 24, komentoi aksionine sotëm të IKMT-së në zonën e Astirit, ku u prishën 33 banesa.

Sipas tij, banorët që prekeshin nga ky projekt duhet të shpërbleheshin dhe jo të binin pre e represionit të qeverisë dhe Policisë së Shtetit.

Pollo rrëfeu ndër të tjera se, disa banesa janë shembur me orendi brenda pasi banorët nuk ishin përgatitur që IKMT-ja do ndërhynte që t’ua shembte banesat.

- Ju vetë keni qenë aty i pranishëm zoti Pollo, fillimisht na sillni disa nga përjetimet tuaja, çfarë patë dhe si e përjetuat si situatë?

"Janë njerëz që jetojnë në ato banesa prej më shumë se 20 vite , të cilët janë në proces legalizimi. Nuk kanë marrë certifikatën e plotë të pronësisë, por standardi ligjor i vendosur më herë në qeverinë e PD, u njeh atyre të drejtën e një dëmshpërblimi, të drejtën e një Kompensimi. Kjo qeveria ua mohon dhe kjo është kyçi, ndërkohë që siç është bërë famëkeqe abuzim financiar që bëhet me këtë rrugë ku 1km rrugë kushton 20 mln euro, ku as Gjermani dhe Holanda, vendet më të pasura nuk e njohin këtë çmim. Kemi një vjedhje të pastër dhe dëm kolateral janë banorët unazës së re, janë 32 familje që preken.

Thashë që jo vetëm me ndjenjë njerëzore, por edhe me standard ligjor ata duhet të dëmshpërbleheshin. Në fakt vetëm bizneset e buzë rrugës, sic përditësuam informacionin sot, rreth 6 biznese buzë rrugës kanë marrë një dëmshpërblim. Pesë banesa familje që lanë pasur certifikatë kanë marrë në dëmshpërblim dhe 31 apo 32 u janë shembur banesat me orendi brenda. Me orendi brenda, sepse ishin aty duke pritur duke mosbesuar se do shembeshin. I shpërndan me gaz lotsjellës në mënyrë të papritur.

Qeveritë janë lavdëruar dhe shpeshherë janë sharë dhe kjo është deri diku normale. Një shkallë e tillë arrogance e kombinuar me çnjerëzoren nuk më kujtohet nëse e kam përjetuar nga demokracia e këtej", u shpreh Genc Pollo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...