Merkel dhe Conte kërkojnë zgjidhjen e problemeve me migrantët

Tuesday, 12 November 2019 20:48

Evropa ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për migrantët e shpëtuar në deti, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Romë. Pas takimit me kryeministrin italian Conte ajo tha se disa vende kanë bërë hapin e parë në takimin e fundit në Maltë, që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme dhe jo vetëm “zgjidhje ad-hoc”. “Por ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, deri në arritjen e zgjidhjes definitive për shpërndarjen e migrantëve dhe refugjatëve në mbarë Evropën. Kërkohet më shumë vullnet tek vendet anëtare, për pjesëmarrje në këtë shpërndarje”, tha Merkel.

Conte mendon se vendet e BE duhet t’i plotësojnë obligimet

“Qëllimi përfundimtar është që vendet e Bashkimit Evropian të punojnë së bashku”, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte. Gjermania po angazhohet shumë dhe ajo e ka mbështetur shumë Italinë në këtë drejtim, theksoi Conte, i cili e falënderoi Gjermaninë për këtë mbështetje. Në shtator të këtij viti, ministri i Brendshëm Horst Seehofer deklaroi në Malta se Gjermania dhe Franca duhet të respektojnë marrëveshjet për marrjen e njerëzve të shpëtuar nga anijet. Por kjo nuk ka ndodhur gjithmonë. Ndaj anijet me migrantë me ditë të tëra detyrohen të presin për hyrje në portet bregdetare.

Si një strategji afatgjatë ai theksoi nevojën e luftimit të shkaqeve për ikjen e refugjatëve dhe migrantëve nga vendet e tyre. Për këtë kërkohet stabilitet politik dhe ekonomik në Libi dhe vendet tjera afrikane. Conte do të marrë pjesë në një konferencë që do të organizohet javën që vjen në Berlin, me përfaqësues të vendeve afrikane. Qëllimi është ndër tjera të vendosja e paqes së plotë dhe stabilizimi i Libisë.


Merkel: “Jemi duke punuar në këtë drejtim”

Merkel kërkoi një bashkëpunim më të mirë me rojet bregdetare të Libisë. Në këtë vend afrikan kërkohet të punohet shumë për përmirësimin e gjendjes. Përgatitja e njerëzve në Libi është e një rëndësie të madhe, theksoi Merkel. Këtu duhet të aplikohen standardet e nevojshme, të cilat nuk aplikohen në të gjitha rajonet e vendit. Jemi duke punuar në këtë drejtim, për përmirësimin e gjendjes, theksoi Merkel duke shtuar se njerëzit duhet të shpëtohen nga rreziku i udhëtimeve tepër të rrezikshme ku mund të humbasin edhe jetën.

Marrë nga DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...