'Më thyen 3 dhëmbë dhe më thanë se nuk besonin në Zot'/ 80-vjeçari rrëfen terrorin policor

Tuesday, 12 November 2019 20:35

Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit sot dhe provokuan reagimin e shumë qytetarëve. Por pas disa orësh qëndrimi në spital, ku ndodhet ende, 80-vjeçari Çerçiz Jaçe rrëfen ekskluzivisht për Syri TV dhunën policore sot te “Unaza e Re”.

Me tre dhëmbë të thyer dhe me fraktura të tjera në trup, ai tregon se si policia sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe grushta.

“U futëm në banjo. Atje u helmuam të gjithë dhe dolëm. Sa dola, 2 policë nga ndërhyrja e shpejtë më tërhoqën zvarrë. Pastaj më qëlluan me dy grushta nën nofull. Ikja tutje, më tërhoqën zvarrë prapë. Nuk isha në gjendje as të flisja, as të... Kur e mblodha çik veten i pyeta: kush më qëlloi nga ju? Jo ti je zhgaravitur vetë... Ty të vraftë Zoti, i thashë, ndërsa ai mu përgjigj: unë nuk besoj fare në Zot”, rrëfen 80-vjeçari.

80-vjeçari, duhet theksuar se, vuan nga disa sëmundje kronike si diabet, zemër dhe tension. Por mesa duket as kjo nuk e ka ndalur policinë të ndërmarrë aktin çnjerëzor dhe kriminal.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...