Protesta për Teatrin/ Gazeta gjermane: Të bashkuar për një të ardhme më të mirë

Tuesday, 12 November 2019 22:24

Hapësira e madhe e hapur përpara Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë është e mbushur me njerëz në një mbrëmje në vjeshtë. Janë shfaqur rreth 250 njerëz, nga të gjitha brezat: të rinj dhe studentë, njerëz në moshë pune dhe grupe pensionistësh. Ata kanë marrë vendet e tyre në stola, karrige dhe piedestale të vendosura në gjysmërrethin në shesh.

"Kjo është agora jonë, vendi ynë i lirisë", thotë Neritan Liçaj.
Liçaj është një aktor që ka qenë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar për më shumë se dy dekada. Ai ka luajtur shumë role këtu, në shfaqjet e Euripides dhe Shekspirit, Moliere dhe Ionesco.

Master-plani është hartuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, i njohur me projekte ikonike siç është një fabrikë për djegie të mbeturinave në Kopenhagen ose një muze në formën e një ure të lakuar në Norvegji.

Zemra e historisë kulturore

Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Giulio Bertè, është në vetvete një thesar arkitektonik. Dhe gjithashtu përfaqëson zemrën e artit dhe historisë kulturore të Shqipërisë moderne.

”Gjithçka u krijua këtu: akademia e artit, opera, baleti. Shtëpia ishte teatri i parë në Shqipëri, kinemaja e parë gjithashtu. Dhe, edhe pishina e parë e vendit është pjesë e sitit”, thotë Liçaj.

Në fakt, midis dy krahëve të teatrit - njëra strehon Teatrin Kombëtar me më shumë se 500 vende, e dyta Teatri Eksperimental me dy salla më të vogla , ndodhet një pishinë, e cila ishte akoma funksionale gjatë verës.

Zhdukja e ansamblit arkitektonik ka shkaktuar pakënaqësi. Nga Italia edhe Senatori Roberto Rampi, gjithashtu anëtar i Komisionit për Kulturë, erdhi përtej detit Adriatik.

"Sidomos komuniteti i madh i emigrantëve në Itali është shumë i shqetësuar për ngjarjet. Teatri është një monument kulture që u përket të gjithëve dhe duhet të ruhet", ka thënë ai për TAZ.

Si një politikan socialdemokratik, ai kërkon gjithashtu kontakt me shefin e "partisë vëllazërore", kKryeministri Rama.

Sëbashku me teatrin parashikohen të privatizohen prona të mëdha publike.

"Në thelb bëhet fjalë për një pjesë të madhe të qendrës historike të Tiranës. Për zaptimin e saj u krijua edhe një ligj i veçantë", shprehet e indinjuar Lindita Komani.

Shkrimtarja nga Tirana është një nga organizatoret e protestës.

"Që nga shkurti i vitit 2018 ne rezistojmë. Para së gjithash, ne kishim takime çdo të hënë para teatrit. Kishte aq shumë njerëz që bëmë ngjarje çdo natë tre muaj më vonë. Dhe kur policia deshi të stuhisë në teatër në 24 korrik 2019, ne e okupuam atë për ta shpëtuar", thotë ajo.

Duke menduar për alternativa

"Është gjithçka e re për Shqipërinë që njerëzit të flasin në publik, të diskutojnë çështje aktuale politike siç janë papunësia, korrupsioni dhe largimi i shumë të rinjve", thotë Komani.

Në fakt, takimi i mbrëmjes kujton muajt e fundit në Republikën Demokratike Gjermane (Gjermania komuniste), kur gjithnjë e më shumë njerëz takoheshin në kisha, por edhe në vende publike për të menduar së bashku një shoqëri më të mirë.

Nga Teatri Thalia në Hamburg, aktori me origjinë shqiptare Bekim Latifi erdhi me monologun "Amerika", me një temë që përshtatej.

Personazhi kryesor i "Amerikës" Karl Rossmann është një emigrant, siç ka shumë shqiptarë.

"Ne duam të lemë një shenjë me performancën e miqve kundër prishjes së planifikuar dhe të tregojmë solidaritet me kolegët shqiptarë", tha Latifi.

Ai shpreson që teatrot e tjera nga Gjermania dhe Europa të ndjekin këtë shembull.

Protestuesit tani kanë qëllime më të gjera sesa thjesht mbrojtja e teatrit. Ata po testojnë ndërtimin e një shoqërie të re.

"Takimet para teatrit janë një shkollë e mirë për një klasë të re të liderëve politikë. Ata mësojnë të flasin dhe të dëgjojnë ", flet Elvis Kazazi, një nga aktivistët.

Grupet e vullnetarëve

"Ne duhet ta japim atë (Teatrin) tek njerëzit që po mendojnë se si të organizojnë një teatër të ri", thotë Edmund Dingu.

Ai ka qenë për një kohë të gjatë Drejtor Teknik i Teatrit Kombëtar dhe aktualisht siguron gjeneratorët që sigurojnë energji me kompaninë e tij të teknologjisë së ngjarjeve pasi uji dhe energjia elektrike ishin fikur nga shteti.

Dingu kujdeset gjithashtu për infrastrukturën teknike, inicion brigada pune vullnetare për të garantuar funksionimin e teatrit të okupuar.

"Është një luftë e ashpër, por edhe një luftë e bukur. Dhe unë mendoj se ajo që ne po përjetojmë tani është fillimi i fundit të karrierës politike të kryeministrit Rama”, thotë aktori Neritan Liçaj.

Ai e njeh politikanin që fëmijë, të dy të ardhur nga familjet pranë regjimit. Ndërkohë Liçaj akuzon Ramën, i cili ka studiuar vetë art, se dëshiron të shkatërrojë teatrin.

"Ai ka punuar për të për një kohë të gjatë. Së pari ai e kishte fshirë nga lista e monumenteve. Pastaj ai inicioi këtë projekt ndërtimi, për të cilin nuk kishte as një tender publik. Dhe së fundi, ai krijoi këtë ligj, i cili shkel kushtetutën shqiptare në nëntë pika dhe privatizon tokën publike", thotë Liçaj.

Vetë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka kthyer në parlament, në mënyrë të përsëritur, projekt-ligjin për Teatrin dhe në korrik 2019 iu referua gazetarëve si një "ligj për përfitimin e oligarkëve" që shkelte kushtetutën e vendit.

Mosbesimi ndaj klasës politike

Liçaj gjithashtu pyet se ku janë paratë për tërë projektin?

Lidhja e ngushtë e elitës politike dhe ekonomike me mjedisin e drogës është e provuar. Një Ministër i Brendshëm nga qeveria Rama duhej të linte postin sepse një prej kushërinjve të tij, sipas hetuesve italianë të antimafias, kryesonte një rrjet droge dhe madje bënte dërgesa të marijuanës me makinën e ministrit. Pasardhësi i tij dha dorëheqjen kur i vëllai i tij u detyrua të shkonte në Itali për të shlyer dënimin e dhënë për trafik droge.

Në sytë e Neritan Liçaj, mbrojtja e teatrit është gjithashtu një përpjekje për të ruajtur dinjitetin dhe për tu mbrojtur nga një klasë politike e korruptuar.

https://taz.de/Protest-gegen-Theaterabriss-in-Albanien/!5636975/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...