Superaksion në Athinë, zbërthehet grupi i trafikantëve, 22 në pranga, mes tyre shqiptarë. Sekuestrohen 6 makina dhe mijëra euro

E mërkurë, 13 November 2019 16:49

Dy shqiptarë dhe 20 shtetas grekë janë arrestuar në Athinë. Ata dyshohen të jenë pjesë e shtatë bandave kriminale, ku në bashkëpunim mes tyre trafikonin lëndë narkotike në disa zona.

Mediat greke shkruajnë se në këtë operacion janë kontrolluar 20 shtëpi, ndërsa u sekuestrua një sasi kokaine dhe heroine me vlerë mbi 41 mijë euro, pistoleta, fishekë, gjashtë makina si dhe një laborator droge. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje thuhet se ky grup shiste një dozë heroine 0.5 gram në shumën 8 euro, çmim ky shumë konkurrues në treg.

Për të shpërndarë sasinë e lëndës narkotike ky grup përdorte mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin e vetëm që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë. Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Hashashi kodohej me fjalët “Goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat ishin “karamelet”. Heroinë ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, për shkak të ngjyrës së saj të errët, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”.

Modifikuar më E mërkurë, 13 November 2019 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...