Presidenti: Kreu i KED s’mund të bëjë lojëra. Kjo është e turpshme dhe sjellje mafioze

E mërkurë, 13 November 2019 20:35

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sqaruar sot procedurën ligjore që ka ndjekur për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit deklaroi se ka respektuar Kushtetutën dhe ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Menjëherë pas kthimit nga vizita në Paris kam firmosur emërimin e gjyqtares Marsida Xhaferrllari duke ndjekur procedurën”,- tha Presidenti.

Lidhur me akuzat e PS se kreu i shtetit shkeli afatin 30 ditor me këtë dekretim, Presidenti tha se nuk ka shkelur asnjë fat.

“Nuk ka një afat të përcaktuar në Kushtetutë për Presidentin e Republikës. Kushtetuta është një dhe e ka parashikuar procedurën”,- tha Meta.

Në konferencën e dhënë për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar për mënyrën sesi institucionet e reja të drejtësisë kanë zbatuar ligjin për emërimet e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit shpjegoi se roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) nuk duhet të mbivlerësohet. “KED merret vetëm me menaxhimin administrativ të procesit, për të garantuar zbatimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese”,- tha Presidenti.

Ai shtoi se “nuk është normale që KED, që është organ kolegjial, apo akoma më keq, kryetari i KED (Adrian Dvorani) të bëjë lojëra procedurale”. Presidenti shtoi se interpretimi i njëanshëm i ligjit nga KED është i turpshëm dhe sjellje mafioze.

Modifikuar më E mërkurë, 13 November 2019 20:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...