“Rrugeçër”! Meta zbulon paktin për Kushtetuesen: Ua thashë edhe diplomatëve të korruptuar, ja e vërteta!

E mërkurë, 13 November 2019 21:06

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e cilësuar atë një ushtar të verbër të partisë.

Meta zbuloi marrëveshjen politike për procesin e Vettingut, që sipas tij, ua kishte thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, dhe që ishte se Gjykata Kushtetuese nuk do të mbyllet asnjë ditë, nëse kalon në Vetting. Sipas tij, mbyllja e këtij institucioni ishte i qëllimshëm.

“Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme dhe të përpiqesh ta banalizosh me histori të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, që s’duhet të kishte qenë e mbyllur asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar. U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në Vetting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur.

Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej Vettingur, por se në krye të KED erdhi një ushtarë i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

Modifikuar më E Enjte, 14 November 2019 09:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...