Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Do jepni llogari për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

E Enjte, 14 November 2019 08:02

Kontitucionalisti Sokol Hazizaj replikon me nënkryetaren e parlamentit Vasilika Hysi: Mos u bëni cinike! Keni miratuar emra që nuk kanë dhënë një herë në jetën tuaj një vendim. Mos bëni ironi me ne, kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit.

Do jepni llogari për kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Konstitucionalisti Sokola Hazizaj replikoi me nënkryetaren e Parlamentit Vasilika Hysi, e cila deklaroi se shqiptarët janë të lumtur, që do ngrihet Gjykata Kushtetuese. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj e garantoi deputeten socialiste Vasilika Hysi, se në një të ardhme ata do të japin llogari për veprimtarinë e tyre dhe e gjithë kjo që kanë krijuar do iu bjerë përsipër. Teksa citon shprehjen e deputetes Hysi, se “qytetarët janë të lumtur që do ngrihet Gjykata Kushtetuese”, konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ka kërkuar deputetes, të mos bëhet cinike, sepse nuk është e tillë.

Replika, Hazizaj me Hysin

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Kandidatët e miratuar nuk kanë dhënë një herë në jetën e tyre një vendim. Sensi është për të shkuar drejtë gjykatave të karrierës.

Kandidatët e miratuar nuk kanë dhënë një herë në jetën e tyre një vendim. Sensi është për të shkuar drejt gjykatave të karrierës. Çështja është se, pa krijuar gjykatat e karrierës, për shkak të ligjit, pa respektuar ligjin kushtetues. Por kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit. Ju pa dashjen tuaj po e kapni pushtetin

Çështja është se pa krijuar gjykatat e karrierës, për shkak të ligjit, pa respektuar ligjin kushtetues. Unë jam dakord me ju që presidenti nuk do të gabojë që të mos pranojë betimin e tyre sepse do të ndikojë negativisht. Por kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit. Ju pa dashjen tuaj po e kapni pushtetin. Nuk e di për cilën arsye, por kjo do të kthehet në pësim për shkak të veprimtarisë suaj.

Të jeni të bindur që një ditë, jo se do jepni llogari, por e gjithë kjo që keni krijuar do iu bjerë përsipër dhe nëpërmjet këtij ligji do goditeni ju. Do thoni ju, ne e bëjmë ligjin edhe për të goditur veten, në kuptimin human. Mënyra se si po godisni ju pushtetin, pa konsideruar asnjë lloj sensibiliteti brenda së drejtës.

Ju nuk mendoni për hallet e njerëzve, sepse hallet e tyre zgjidhen në gjykatë dhe ne nuk kemi gjykatë. Unë këtë e kam bindje. Pse thoni ju, që qytetarët janë të lumtur që do ngrihet Gjykata Kushtetuese, po ironi po përdor me ne? Kjo është ironi, cinizëm. Ironi do bësh me ne. Ti nuk e ke natyrën për të tillë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...