Tusk sulmon Macron, analiza: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i pamundur

E Enjte, 14 November 2019 09:26

Presidenti në largim i Këshillit Europian, Donald Tusk kritikoi sërish presidentin francez, Emmanuel Macron për veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Tusk tha se vendimi i Macron minon vizionin që ka ai për një ‘Europë vërtet sovrane’.

“Nuk do ketë një Europë sovrane pa një Ballkan të qëndrueshëm të integruar me pjesën tjetër të kontinentit. Nuk duhet të jesh historian për ta kuptuar këtë”, tha ai.

Por një analizë nga Qendra për Studime Ndërkombëtare Ekonomike në Vjenë sjell një panoramë akoma më të zymtë.

Sipas tyre, BE është e detyruar të ndjekë një strategji të re për zgjerimin, duke lënë mënjanë anëtarësimin dhe duke vënë në vend të tij, integrimin. Analiza vë në dukje se perspektiva e zgjerimit në Ballkan do të jetë e largët dhe veçmas për Shqipërinë kjo do të jetë e pamundur.

Analiza thekson se: “zgjerimi, veçanërisht për një vend si Shqipëria, është i pamundur në vitet e ardhshme. Nëse po, BE duhet të mendojë më shumë për diçka të re që mund të krijohet për këto vende, do të thotë integrim, por jo anëtarësim i plotë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...