Dokument/ Si e vlerësuan Dvorani dhe Arta Marku me zero pikë Xhaferllarin, për ta renditur të fundit

Premte, 15 November 2019 17:53

Publikohet dokumenti i vlerësimit të anëtares së dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Marsida Xhaferllari për Gjykatën Kushtetuese nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo që bie në sy në sistemin e pikëzimit të vlerësimit të Xhaferllarit janë vlerësimet me zero pikë nga kreu i KED Ardian Dvorani dhe anëtarja e KED, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në pikën e ‘meritave morale’. Xhaferllari është vlerësuar me zero pikë nga 18 maksimalet për integritetin etik e moral dhe me zero pikë reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve nga 10 të mundshmet si nga Dvorani ashtu dhe nga Marku. Por anëtarët e tjerë të KED e kanë vlerësuar ndryshe Xhaferllarin.

Ka qenë pikërisht ky vlerësim me zero pikë ka bërë që znj. Xhaferllari të renditet e katërta në listën e kandidatëve të KED për Gjykatën Kushtetuese.

Xhaferllari u betua dje para Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe me dorën mbi Kushtetutë si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Por nga ana tjetër Kuvendi ka zgjedhur Arta Vorpsin, të renditur të parën nga KED, e cila u betua tek një notere.

 

Modifikuar më Premte, 15 November 2019 17:56

Video

https://issuu.com/gazetakohajone/docs/marsia_xhafer_llari_vler_simi/16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...