Kaos me Reformën në Drejtësi/ Nga Kushtetuesja, te Gjykata e Lartë e SPAK, të gjithë të bllokuar

Premte, 15 November 2019 22:02

Miratimi me 140 vota parlamentare i ndryshimeve Kushtetuese në Korrik të vitit 2016, kishte si synim primar përmirësimin e gjendjes në sistemin e drejtësisë, i konsideruar nga shumica e qytetarëve si i prekur nga korrupsioni.

Por, zbatimi në praktikë i saj ka sjellë një kaos, duke vendosur në kolaps thuajse të plotë një ndër shtyllat e demokracisë, pushtetin gjyqësor.

Debati i këtyre ditëve ndërmjet institucioneve më të larta shtetërore për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është i fundit në radhën e një serie problematikash që kanë përfshirë në dy vitet e fundit institucionet ekzistuese dhe ato të reja të drejtësisë.

I marrim me radhë.

1. Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese kishte 8 vende vakantë nga 9 anëtarë që ka gjithsej, deri para dy javësh. Nga anëtarët e mëparshëm, në detyrë mbeti vetëm Vitore Tusha, e cila është me mandat të përfunduar.

Pas një përplasjeve ndërmjet Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, aktualisht në detyrë u emëruan edhe 4 anëtarë të tjerë-Besnik Muçi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe një mandat që ende nuk është e qartë nëse i takon Arta Vorpsit apo Marsida Xhaferrllarit.

Me një total prej 5 anëtarësh aktualisht, si edhe me rrezikun e shkarkimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të anëtarit Besnik Muçi, Gjykata Kushtetuese mund të jetë sërish jo-funksionale për shkak të mungesës së kuorumit, siç ka qenë këto dy vitet e fundit.

2. Gjykata e Lartë
Prej më shumë se një viti, Gjykata e Lartë është jashtë funksionit. Nga anëtarët e mëparshëm, një pjesë u larguan në përfundim të mandatit, ndërsa disa të tjerë u shkarkuan nga procesi i Vetingut.

Në detyrë është vetëm anëtari Ardian Dvorani, të cilit ka disa vite që i ka përfunduar mandati.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj po ecën shumë ngadalë në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

KLGJ, aktualisht, ka hapur procedurat për përzgjedhjen e 4 anëtarëve jo-gjyqtarë, ndërkohë që nuk është e qartë se sa kohë do të marrë plotësimi i Gjykatës së Lartë me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve.

Në mungesë të anëtarëve të zgjedhur, KLGJ ka gjetur një “zgjidhje emergjente”, por pa asnjë bazë ligjore-emërimin e gjyqtarëve të përkohshëm. Kjo trupë “e përkohshme”, e shortuar në radhën e gjyqtarëve të Apelit, shqyrton vetëm çështjet emergjente, ato që lidhen me ekstradimet.

3. Prokuroria e Përgjithshme
Institucioni Qendror i Akuzës po drejtohet prej rreth 2 vitesh nga një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Posti që po vijon të mbahet ende nga Arta Marku, nuk parashikohet as në Kushtetutë dhe as në ligj.
Edhe mënyra se si u zgjodh Marku, me 69 vota parlamentare, është në shkelje të Kushtetutës, e cila parashikon se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me të paktën 84 vota.

Pas një paligjshmërie totale, tashmë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar ka hyrë në rrugën kushtetuese. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hartuar listën zyrtare me 3 kandidatë, të cilët ia ka përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e njërit prej tyre.

4. Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një ndër më të rëndësishmit në radhën e strukturave të reja, të parashikuar nga Reforma në Drejtësi.

Ky institucion ka përgjegjësinë e inspektimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Rreth 3 vjet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, procedura për zgjedhjen e Inspektorit të Lartë i Drejtësisë është në ngërç të plotë, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka kualifikuar 5 kandidatë, numër minimal i kërkuar nga Kushtetuta.

5. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Për dy vite radhazi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u bllokua, për shkak të “vetos” së kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili kërkonte që ky institucion të niste funksionimin vetëm pasi anëtarët e tij të kalonin Vetingun.

Aktualisht, kur shorti për KED-në e tretë, i cili zhvillohet një herë në vit, zgjodhi Ardian Dvoranin si kryetar të tij, “vetoja” e Manjës nuk pati më fuqi.

Kur KED aktuale nisi punën për shqyrtimin e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, të paktën 3 prej anëtarëve të saj nuk ishin përfshirë në procesin e Vetingut. Tashmë, ka mbetur një prej tyre që nuk ka kaluar në Veting.

6. Prokuroria Speciale-SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar se, në fund të muajit Nëntor, pritet t’i japë jetë krijimit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

SPAK do të nisë punën me 8 prokurorë, një shifër kjo më e ulët se minimumi prej 10 anëtarësh që ka caktuar legjislacioni.

Për të plotësuar mangësitë e numrave, KLP ka sugjeruar një zgjidhje ‘ekstra-ligjore”-caktimin e dy prokurorëve “të përkohshëm”.

Prokurorët e përkohshëm në SPAK nuk janë parashikuar në asnjë normë ligjore. Por, gjithësesi, kjo nuk pritet të pengojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë që ta aplikoje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...