Tmerr në familjen në Tiranë, 58-vjeçari dhunon mbesën, djali i tij i qëllon me breshëri plumbash makinën

Saturday, 16 November 2019 17:07

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes familjarëve në kryeqytet. Policia ka arrestuar 58-vjeçarin Petrit Sinani, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë, pasi ka dhunuar mbesën e tij.

Sipas uniformave blu, shkak i sherrit mes familjarëve ka qenë pronësia, ndërsa është shpallur në kërkim dhe djali i autorit, Endi Sinani, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së vëllait Xh.S, duke tmerruar familjarët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 6, parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda .

Policia vë në pranga një 58-vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Shpallet dhe në kërkim djali i 58 vjeçarit i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait duke e qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë.

Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...