VOA/ Gjykata Kushtetuese njohu për anëtare, kandidaten e Presidentit Meta

Saturday, 16 November 2019 19:57

Zëri i Amerikës/ 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ftoi sot partitë e opozitës së bashkuar në një takim për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme”. Kështu u shpreh presidenti Meta në ftesën që iu dërgoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 8 drejtuesve të tjerë të partive aleate, me lutjen që takimi të mbahej sa më shpejt, përpara të mërkurës.

Zoti Meta njoftoi dje se do të kallëzojë penalisht në prokurori të hënën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtesi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Ky është një konflikt i radhës, i shkaktuar nga një i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen. Por unë nuk mendoj që ne duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt dhe nuk mendoj që ky është një konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe me polemika në fushën e komunikimit, pasi natyrisht njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’u japim gjërat që ata duan” – tha kryeministri Rama.

Ndërsa opozita shprehu shqetësimin se qeveria po kap gjithë pushtetet dhe po shtrembëron reformën në drejtësi. Ndërkaq opozita ka nisur një seri takimesh në qytete dhe krahina të vendit për të shmangur, sic u shpreh kryetari I PD-së Lulzim Basha kthimin e regjimit komunist në Shqipëri nga bijtë e atyre që dje ngritën dhe zbatuan diktaturën.

“Kushtetuta e përcakton: Shqipëria është Republikë Parlamentare. Sovraniteti i takon popullit. Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vemdime për ju. E ka parë e gjithë bota që ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj ne jemi larguar nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota juaj” – tha zoti Basha.

Polemikat mes presidentit dhe pozitës si dhe reagimet e opozitës u ashpërsuan këto ditë me rastin e zgjedhjes së anëtareve të reja nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, kandidaten e emëruar nga presidenti Ilir Meta.

Modifikuar më Saturday, 16 November 2019 20:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...