Presidenti fillon çmontimin e mafies së RILINDJES

Hënë, 18 November 2019 16:54

-Ilir Meta ka vendosur që të thërrasë në takim për t’u konsultuar ish-presidentët e Republikës, ish-ministrat e drejtësisë së këtyre 28 vitëve, këshillin e ambasadorëve, partitë politike që dorëzuan mandatet e deputetit, shoqërinë civile, etj. Më pas do të udhëtojë drejt Berlinit, Brukselit, Londrës, Uashingtonit, Parisit dhe Vjenës për të biseduar për situatën kritike në Shqipëri. Dhe në fund do shkojë në parlament, sapo të ketë marrë vendimin final, dhe t’ju lexoj një mesazh-vendim.

-Përballja e kreut të shtetit, Ilir Meta, me pushtetin dhe krimin e organizuar që financon dhe mban në qeverisje Rilindjen është një luftë mes dy botëve: Mes botës së drejtësisë kushtetuese dhe botës oligarko-pushtet-mafie. Kryeministri po luan të gjitha kartat të zaptojë gjykatën kushtetuese, e cila do të gjykojë koncensionet, PPP-të dhe tenderimet qindra milionë euro të cilat jepen nga buxheti i shtetit. Do të gjykojë zgjedhjet moniste të 30 qershorit, do të vendosë për fatin e parlamentit me 120 deputetë nga 140 që e ka Kushtetuta, etj. Kjo gjykatë do të vendosë fatin e Edi Ramës, ndaj Rilindja po bën çdo përpjekje ta fus në dorë. 

Skema ku qeveria dhe institucionet nën kontroll të saj po përdoren për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është as më shumë as më pak, por një puç kushtetues. Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm që ka të drejtë të vlerësojë ligjshmërinë e akteve të qeverisë dhe vendimmarrjen e institucioneve të rëndësishme shtetërore. Kjo gjykatë do të vendosë nëse zgjedhjet e 30 qershorit me një parti ishin të ligjshme apo një kthim në monizëmë. Kjo gjykatë do të vlerësojë nëse aktet “ligjore” që qeveria ka marrë për koncesionet janë vjedhje e hapur e Edi Ramës e ministrave dhe për pasojë do të shkojnë në burg apo ishin “vjedhje” e ligjshme. Kjo gjykatë do të shqyrtojë me dhjetëra ligje skandaloze si ai i Teatrit Kombëtar, shpronësimet te Unaza e Re, Marrëveshjen e pritshme të detit me Greqinë, etj dhe do të vendosë nëse shteti është në krah të qytetarëve apo kemi thjesht një bandë që na grabitë. Mbi të gjitha, kjo gjykatë do të vendosë nëse parlamenti aktual me 120 deputetët quhet i ligjshëm apo që nga muaji shkurt ne kemi një qeveri dhe parlament ilegjitim që masakron shqiptarët. Vetëm 1 nga këto çështje, nëse vlerësohet siç duhet nga juristë profesionistë, rrëzon Edi Ramën dhe gjithë ngrehinën e Rilindjes brenda 24 orëve. Nëse gjyqtarët e kësaj gjykate do të jenë mbi të gjitha profesionistë, atdhetar dhe të pa ndikuar nga politika nuk mund t’a shpëtojnë dot Edi Ramën dhe asnjë akt anti kushtetues të kësaj qeverie. Nëse kjo gjykatë zbaton Kushtetutën për 30 qershorin dhe zbulon krimin shtetëror me votimet moniste, prokuroria do të ketë punë me arrestime që nga Qeveria, KQZ dhe deri të ata që shpërdorojnë Fletoren Zyrtare të Shtetit.

Për të gjitha këto arsye kapja e Gjykatës Kushtetuese është beteja më e rëndësishme e Edi Ramës, pasi ka kapur çdo institucion tjetër të vendit. Ndaj këto javë nuk po ndodh thjesht sherri i radhës mes Edi Ramës, Rilindjes dhe Ilir Metës, siç mundohen ta kanalizojnë në çështje personale shumica e qeverisë. Këto kohë po përpallet anti-shteti që ka instaluar Rilindja me të vetmin institucion që po reziston, Presidenti i Republikës. Kreu i shtetit, pas djegies së mandatëve nga opozita, rënies së Parlamentit, kapjes së Prokurorisë dhe çdo organi ligjor që kontrollon shtetin është i vetmi institucion që po zbaton ligjin dhe po mbron demokracinë. Në aktet ligjore të kreut të shtetit nuk ka asnjë shkelje, mangësi juridike apo dalje nga korniza kushtetuese. Presidenti po kërkon që të zbatohet ligji për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila tekstualisht thotë se 3 anëtarë të kësaj gjykate i takojnë kreut të shtetit, 3 Parlamentit dhe 3 Gjykatës së Lartë. Gjykatë të Lartë nuk ka ende, Kuvendi pavarësisht se jashtë rregullit zgjodhi dy anëtarë dhe Presidenti duhet të zgjidhte po dy. Por Rilindja nuk mund të pranojë që Presidenti të zbatojë Kushtetutën dhe të ketë mundësi të zgjedhë 2 anëtarë. Për të mbrojtur krimet e Rilindjes i duhet t’i ketë nën urdhra gjithë gjyqtarët dhe ndaj Kuvendi i PS emëroi dhe anëtarin që i takon Presidentit të Republikës. Ky është thelbi i debatit, pra që Kuvendi grabiti një anëtar të Gjykatës Kushtetuese duke dashur të kapë institucionin, për të shpëtuar nga ndëshkimi. Pjesa tjetër e retorikës së PS, ku loja ngatërrohet qëllimisht me Dvoranë dhe institucione të tjera që e kanë shkelur ligjin dhe e kanë humbur davanë, është provë se Rilindja ka futur duart në gjithë institucionet e reja të drejtësisë. Përballë kësaj skeme mafioze të kryeministrit dhe PS-së, Presidenti vendosi të zbatojë Kushtetutën dhe zgjodhi anëtarin e dytë që i takon. Ironia është se ata që u kapën duke vjedhur me akte noteriale, janë lëshuar si lukuni kundër kreut të shtetit dhe e akuzojnë për shkelje të ligjit. Është fyerja më e madhe që po i bëhet inteligjencës së shqiptarëve. Sepse po flasin për ligje dhe ndëshkim ata që janë në qeveri dhe kanë vjedhur për gjashtë vite me miliarda lekë dhe tani duan që të garantojnë pushtetin me Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk është më lëvizje politike e Rilindjes, por një sjellje tipike prej bandash që kapën në flagrancë. Një bandë që këto ditë po përdor çdo mjet kundër kreut të shtetit, i vetmi që po pengon shembjen e Republikës.

Denoncimet e fundit të kreut të shtetit këto ditë, me deklarata të forta dhe natyrisht emocionale kur ke përballë një strukturë bandash, janë çmontimi që po i bëhet mafies së Rilindjes. Është një operacion denoncues në mbrojtje të Kushtetutës që do të zhvillohet edhe me më shumë forcë fakte kundër skemës së Rilindjes.

Natyrisht që është një betejë e rrezikshme, kur ke përballë mafien dhe pushtetin e lidhur me krimin e organizuar. Ndaj Presidenti Meta ka vendosur që të thërrasë në takim për tu konsultuar ish-presidentët e Republikës, ish-ministrat e drejtësisë së këtyre 28 vitëve, këshillin e ambasadorëve, partitë politike që dorëzuan mandatet e deputetit, shoqërinë civile,etj. Me pas do të udhëtojë drejt Berlinit, Brukselit, Londrës, Uashingtonit, Parisit dhe Vjenës për të biseduar për situatën kritike në Shqipëri.

Më pas do shkojë në parlament, sapo të ketë marrë vendimin final, dhe t’ju lexoj një mesazh-vendim.

Mili Xhani

Modifikuar më Hënë, 18 November 2019 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...