Vjedhja e një shume prej rreth 300 mijë euro në një banesë është denoncuar në polici.
Sipas kallëzimit: në orët e mbrëmjes së kaluar, tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot. Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi autorët janë paraqitur si punonjës policie, kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar.
Sipas zonjës së shtëpisë, ishin tre persona dhe ajo nuk i njihte.
Ndërkohë, që sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabanit, vlera e parave të vjedhura është 300 mijë euro.