Pasi ju rriti taksat banorëve të Tiranës, Veliaj propozon taksa dhe për shqiptarët që hynë në kryeqytet

E mërkurë, 20 November 2019 20:31

Pasi ju rriti çdo taksë të mundshme qytetarëve të Tiranës, dhe ju shtoi taksa të reja, kryebashkiaku Erjon Veliaj, tashmë propozon që tu vihet taksë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë banorë të kryeqytetit.

Ditën e sotme Veliaj ishte i ftuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ku kërkoi që qeveria të miratojë një ligj të veçantë për Tiranën si kryeqytet.

Duket se gjatë vitit të ardhshëm nuk do të jenë vetëm banorët e Tiranës që do të ngarkohen nga taksat e reja, por edhe të gjithë ata që do të vijnë qoftë një ditë në Tiranë.
Veliaj ka deklaruar se do të propozojë një ligj të posaçëm për Tiranën.

‘Të gjithë vijnë në Tiranë, duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e institucioneve ka një kosto dhe nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues’, tha Erion Veliaj, duke paralajmëruar vendosjen e taksave për qytetarët që futen në Tiranë, të cilët nuk janë banorë të regjistruar në kryeqytet.

Modifikuar më E mërkurë, 20 November 2019 20:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...